DYLON

Mediat sociale mund të rrisin pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Mediat sociale mund të  përmirësojnë, avancojnë  dhe të rrisin komunikimin mes qytetarëve dhe institucioneve publike dhe me këtë edhe mund të ngrisin nivelin e pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse. Kështu është thënë përgjatë një konference ku janë prezantuar aktivitetet e deritanishme të  ndërmarra nga të disa OJQ-ve ndihmuar nga UNDP, për të ndikuar pikërisht në këtë fushë.

Një projekt i tillë  realizohet në Prizren e Gjilan përmes OJQ Ec ma ndryshe e KCIC, e mbështet nga UNDP. E përfaqësuesja e UNDP-së Mjellma Doli  ka bërë me dije se synohet rritja e pjesëmarrjes qytetare në vendimmarrjen komunale me  këtë rast ka prezantuar  video dokumentarin e krijuar përmes aktivitetit “Pyt…?” dhe animacionin “Ku shkojnë paratë tona?”.

EkoHigjiena

Në këtë dokumentar, janë bërë pyetje të ndryshme nga qytetarë të të gjitha moshat, për problemet dhe nevojat e tyre dhe më pas janë kërkuar edhe përgjigje prej zyrtarëve komunal. Dokumentari nxjerrë në pah nevojën e qytetarëve për të pas kanalizim e ujë në lagjen e tyre, pastaj   interesimi i tyre ka qenë rreth kryerjes së projekteve siç janë “Mirusha” apo Biblioteka e Qytetit, por edhe nevoja tjera si vende  për të rinj, shteg biçikletash, pishina të mbyllur, fusha sportive, nevojat e shkollave për përmirësimin e kushteve të nxënësve e të tjera.

E përfaqësuesi i KCIC, Hekuran Aliu ka  folur për aktivitetet e deritanishme që janë ndërmarrë në kuadër të këtij projekti  që kanë pas për  qëllim ndërtimi ne një ure lidhëse  të komunikimit mes qytetarëve dhe pushtetarëve.

Ai ka bërë me dije se qëllimi i aktiviteteve të ndërmarra është inkurajimi i qytetarëve , duke përfshirë të rinjtë që përmes qasjes inovative dhe edukative t’ia mundësoj kuptimin e të drejtave të tyre qytetare dhe përgjegjësive dhe të ngushtojë hendekun mes pushtetit lokal dhe të rinjve duke mbështetur të rinjtë përmes aktiviteteve të ndryshme në terren dhe në komunitet.

Ai ka bërë të ditur  se për këtë është krijuar edhe platforma merrpjese.org,  e ku ka sqaruar të gjitha modulet që janë në kuadër të kësaj platforme si buxhetimi me pjesëmarrje, ankohu, e-peticioni, aktive youth. Pastaj sms platforma , hapja e llogarive në facebook, funpages, krijimin e grupeve të rinjve, pastaj  takime informative në shkolla, hulumtime të ndryshme e aktivitete të tjera.

Edhe Lejla Sadiku nga UNDP tha se  kjo organizatë dëshiron të ndihmojë  komunat dhe shoqërinë civile andaj ndihmon projekte të tilla të inkurajimit të qytetarëve për të qenë pjesë e vendimmarrjes, ndërsa edhe Bujar hairi, zyrtar komunal ka thënë se projekte të tilla janë të mirëseardhura por edhe sfiduese dhe se pret rezultate inkurajuese, derisa Ismajl Kurteshi nga vetëvendosje tha se mirëpret çdo iniciativë të tillë që ka për qëllim një qytetari aktive.

Përndryshe, pjesëmarrësit tjerë kanë ngritur shumë problematika me të cilat ballafaqohen  drejtpërdrejtë ndërsa nga përfaqësuesja e UNDP-së Mjellma Doli, janë inkurajuar që pikërisht platforma të tilla siç është shembull merrpjesp.com  të shfrytëzohen për të qenë aktiv në këtë drejtim.

Përndryshe, përgjatë kësaj konference është bërë edhe përcjellja e diskutimit online përmes twitter, të disa grave që janë vlerësuar si të suksesshme, duke përfshirë ministren Vlora Çitaku, Mimoza Kusari Lila, kryetarja e re e Gjakovës, pastaj Adriana Hoxhiq, ish kandidatja për kryetare të Mitrovicës Veriore, deputetja Teuta Sahatçija e të tjera. /2lonline/