DYLON

Mediat ndërkombëtare raportojnë për arrestimin e xhihadistëve në Kosovë

Avatar photo Redaksia

Të gjitha mediat ndërkombëtare kanë filluar me raportim të gjerë rreth arrestimit të pjestarëve të ISIS-it nga Policia e Kosovës. Këto raportime të cilat vijnë kryesisht nga agjensitë globale të lajmeve siç janë Reuters, A Press, AFP dhe DPA fokusin e tyre e kanë vënë kryesisht në faktin që Kosova kohëve të fundit po ballafaqohet me problemin e radikalizmit fetar dhe luftëtarëve shqiptarë që tash sa kohë në numër jo të vogël po u bashkangjiten grupeve terroriste në Siri dhe Irak dhe atë kryesisht atyre të ISIS-it në lufërat fetare.

Me këtë rast citohet edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani i cili ka thënë që ky aksion ishte i përgatitur qe sa kohë dhe se do të vazhdohet edhe më tej në luftën kundër ekstremistëve në Kosovë. Ai ka thënë që pos të arrestuarve është zënë edhe sasi e konsiderueshme e armatimit dhe municionit tek këta të arrestuar. Ajo që bie në sy është që sidomos agjensitë dhe mediat amerikane të lajmeve po i japin hapësirë të madhe këtij aksioni të Policisë së Kosovës.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.