DYLON

Mediat italiane: Mustafi në Inter

Avatar photo Redaksia

Nis ofensiva e Interit për të pasuruar organikën që ka në dispozicion trajneri Walter Mazarri. Sipas mediave italiane, dje klubi zikaltër ka nisur kontaktet me Torinon për sulmuesin Alesio Cerci.

Për këtë lojtar, presidenti torinez Urbano Kairo kërkon minimalisht 20 milionë euro, por te zikaltrit shpresojnë që në bisedime të mund të fusin edhe ndonjë lojtar të ri si shkëmbim. Në ditët në vijim është caktuar një takim mes drejtuesve të dy klubeve për të biseduar në lidhje me këtë transferim. Nëse do të ketë akord, më pas do flitet me menaxherin e lojtarit.

EkoHigjiena

Ndërkohë, përveç Cerçit, Interi kërkon shqiptarin nga Maqedonia, Shkodran Mustafi. Mbrojtësi, i cili ndodhet në Botëror, i grumbulluar me Gjermaninë e Joachim Loewit mund të pranojë të kalojë te Interi, por më parë duhet të gjendet një akord sa i përket vlerës së kartonit të tij.
Presidenti i Sampdorias kërkon minimalisht 10 milionë euro për Mustafin.