Mediat gjermane artikull për gjilanasen: Pianistja më interesante e brezit të saj

Mediat gjermane artikull për gjilanasen: Pianistja më interesante e brezit të saj

“Fatjona Maliqi dallohet si një nga pianistet më interesante të brezit të saj me një prirje të veçantë për programet që janë jashtëzakonisht shumë sfiduese për instrumentistin.

Dashamirët e muzikës nga Rheinbach dhe rajoni mund t’i presë një mbrëmje e klasit të lartë e pianos në auditorin e Kolegjit Vinzenz Pallotti”, shkruan blick-aktuell.de.

Të premten, më 17 janar, me fillim nga ora 7.30, pianistja e re master, Fatjona Maliqi do të prezantojë një program solo me kërkesa jashtëzakonisht të mëdha, për të shënuar fillimin e vitit të Beethoven-it.

Pianistja nga Kosova do të prezantojë pjesën e njohur si “Diabelli Variations op. 120”, veprën më të gjerë të pianos të kompozuar nga mjeshtri i njohur nga Boni, e cila zgjat afër një orë lojë.

Programi plotësohet nga variantet që dëgjohen rrallë, të pjesëve të kompozitorit Robert Schumann në një temë të Beethoven-it.

Fatjona Maliqi nga Gjilani dallohet si një nga pianistet më interesante të brezit të saj me një prirje të veçantë për programet që janë jashtëzakonisht shumë sfiduese për instrumentistin.

Kohët e fundit, ajo ka fituar njohje në qarqet e specializuara me performancën e saj “Variacionet e Goldbergut” nga J. S. Bach, me të cilën ka interpretuar edhe në Rheinbach.

Kritikët duke e komplimentuar Fatjonën kanë theksuar se ajo e luan këtë pjesë “si të ishte diçka shumë e lehtë”.

KOMENTE