Në qendrën e shtypit të qeverisë së Vojvodinës është promovuar publikmi i konferencës së 4-të rajonale për mediat e pakicave “Mediat e pakicave si protagonistë të zgjidhjes” dhe është theksuar se duhet të gjenden mundësi të reja të financimit të mediave të pakicave në Serbi.
Natasha Heror, drejtoreshë nga Agjencia “Heror Media Pont” në Novi Sadi njëherit edhe organizator gjatë prezantimit tha se ky publikim ka për qëllim që mediat lokale të pakicave në Serbi dhe rajon të njihen si kualitet dhe përparësi e shoqërisë që bartin ndryshimet shoqërore të traditave kombëtare të pakicave, shkruan Titulli.com.
Rozalija Ekres, drejtoreshë e gazetës Mxhar So dhe kryeredaktore ka vlerësuar se gazeta është e vetem në gjuhën hungareze dhe ka tirazhin më të madh por se ballafaqohet me problemet e njëjta sikur mediat tjera.
Kalman Kuntiq, bashkëpunëtorë profesional në sektorin e informimit në sekretariatin e Vojvodinës tha se ka ardhur koha kur mediat e pakicave përveç ndihmës së shtetit që kanë dhe duhet të vazhdojë duhet të gjenden edhe mundësi tjera të funksionimit dhe mbijetesës.
Për ktë vit është paralajmëruar se në Nëntor të këtij viti do të mbahet edhe konferenca e 5 rajonale për mediat e pakicave në Serbi me mbështetje të qeverisë së Vojvodinës.
Portali Informativ është pjesë e vazhdueshme e këtyre organizimeve si partner medial dhe pjesëmarrës aktiv në punimet e konferencës.