DYLON

Mediat e huaja: Partitë në Kosovë thyejnë bllokadën, formojnë qeverinë

Avatar photo Redaksia

Kalimi i bllokadës dhe formimi i qeverisë nga dy partitë me numrin më të madh të votave në zgjedhjet e fundit, PDK e LDK, është komentuar edhe nga mediat ndërkombëtare. Reuters e AP citojnë njoftimin e presidentes Jahjaga, e cila kishte lajmëruar se bashkë me ambasadoren amerikane Jacobson, kishte arritur që t’i bëjë bashkë në një takim dy liderët e partive më të mëdha, ku edhe partitë u morën vesh në parim për të formuar koalicionin mes vete.

Njoftimi i Jahjagës nuk tregonte nëse Thaçi, kryeministër i Kosovës që nga viti 2008 do të vazhdojë të e udhëheq vendin, shkruajnë mediat e huaja. Në anën tjetër, në një njoftim të ndarë LDK ka theksuar se Mustafa do të bëhet kryeministër.

EkoHigjiena

Një gazetë lokale ka raportuar se, sipas marrëveshjes, Thaçi do të bëhej president në vitin 2016, kur përfundon edhe mandati i Jahjagës.

Marrëveshja me gjasë do të acarojë partitë e tjera opozitare, të cilat u bënë bashkë në një “bllok” për të ia pamundësuar Thaçit një mandat të tretë, pas akuzave për nivelin e lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar, ka shkruar AP.

Koalicioni do të duhet të votohet nga 120 anëtarët e parlamentit të Kosovës, i cili pritet të konstituohet deri në fund të kësaj jave.