Sipas asaj që raportojnë mediat daneze duke u thirrur ne burimet e tyre, kuqezinjtë do të dalin fitues në procesin e stërzgjatur gjyqësor.
Ndeshja e ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016 do të regjistrohet me fitore të skuadrës kuqezi me rezultat 3:0, raportojnë mediat daneze nëpërmjet burimeve të afërta me CAS-in në Lozanë.
Danezët janë të interesuar për epilogun e ballafaqimit të ndërprerë në Beograd për shkak se tri pikët për Shqipërinë do t’ua komplikonin atyre kualifikimin për në Euro 2016, raporton portali serb “Telegraf.rs”.
Pas pezullimit të ndeshjes dhe refuzimit të shqiptarëve që të kthehen në fushë, UEFA mori vendim që Serbisë t’i jap tre pikë, por njëkohësisht duke e dënuar atë me minus tre pikë.
http://www.rtklive.com/index.php?id=4&r=36241