Gazeta britanike “Daily Mail” ka shkruar edhe për lojtarët kuqezi që do të luajnë në Euro 2016 vitin e ardhshëm, të cilët mund të jenë objektiva të klubeve të mëdha në Angli, Spanjë, Gjermani, Francë dhe Itali.
Sipas “Daily Mail”, përfaqësuesja e Shqipërisë është e përbërë nga një skuadër me lojtarë që luajnë në ligat më në zë të Europës, si Gjermania, Franca, Zvicra, Italia etj.
Për gazetën britanike, pritet që Berat Gjimshiti të jetë ndër lojtarët më pikantë që mund të tërheqë vëmendjen e ndonjë skuadre të madhe europiane.
Futbollisti nga Lugina shënoi golin e dytë në ndeshjen përcaktuese ndaj Armenisë dhe është përshtatur mirë në Kombëtaren Shqiptare.
Gjithashtu, Ergys Kaçe pritet që të jetë gjithashtu një lojtar që do të ngjallë interes. Mesfushori 22-vjeçar shënoi golin e vetëm dhe të fitores ndaj Francës. Ai aktivizohet te skuadra greke e PAOK-ut të Selanikut. /Titulli.com/