DYLON

Medalje Presidenciale për Ansamblin “Gjilani”

Medalje Presidenciale për Ansamblin “Gjilani”
Avatar photo Redaksia

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gjilani” është nderuar me Medalje Presidenciale nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu.

Afrim Haziri, drejtor i Ansamblit tha se ky vlerësim është mirënjohje për përkushtimin shumëvjeçar të gjeneratave të artistëve, valltarë, këngëtarë, instrumentistë dhe bashkëpunëtorë që kanë ruajtur dhe promovuar trashëgiminë tonë kulturore.

EkoHigjiena

“Nga skenat lokale deri tek ato ndërkombëtare, Ansambli “Gjilani” ka qenë gjithmonë ambasador i denjë i kulturës shqiptare. Ky çmim u takon të gjithëve, çdo anëtari ndër vite, çdo familjeje mbështetëse dhe çdo dashamirësi të artit”, ka thënë  Haziri.

Sipas tij, një falënderim i veçantë shkon edhe për Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport – Gjilan, për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm në fuqizimin e aktiviteteve kulturore.

“Faleminderit për besimin dhe përkrahjen, vazhdojmë edhe më fuqishëm misionin tonë”, ka thënë Afrim Haziri, drejtor i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Gjilani”.  /2LONLINE/