DYLON

MEA dhe JICA nënshkruajnë marrëveshje për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave

MEA dhe JICA nënshkruajnë marrëveshje për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave
Avatar photo Redaksia

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA) dhe Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) kanë nënshkruar sot marrëveshjen për realizimin e projektit për bashkëpunim teknik me 4 komuna, me qëllim të përmirësimit në menaxhimin e mbeturinave, vlera e të cilit është 2.8 milionë euro.

Nënshkrimi u bë nga sekretari i MEA-s, Fatos Qërimi dhe zëvendës-përfaqësuesi i JICA-s për Ballkan, Hibio Takashi.

EkoHigjiena

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes të pranishëm ishin ministri i MEA-s, Muharrem Nitaj dhe ambasadori i Japonisë në Republikën e Kosovës, Mitsunori Ogasawara.

Ministri i MEA-s, Muharrem Nitaj tha me këtë rast se kjo nuk është ndihma e parë e Qeverisë japoneze dhe kjo është një marrëveshje e nevojshme për qytetarët e Kosovës. 

“Sot Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit ka nënshkruar një marrëveshje me rëndësi me Agjencinë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar (JICA), një projekt ky prej 2.8 milionë euro, që ndihmon në trajtimin e mbetjeve në katër komuna të rajonit të Prizrenit. Kjo nuk është ndihma e parë e Qeverisë japoneze, e popullit japonez. Ne kemi pas fat gjithmonë që na u kanë gjendur pranë”, tha Ministri Nitaj.

Ambasadori i Japonisë në Republikën e Kosovës, Mitsunori Ogasawara tha se kjo është një marrëveshje e ndihmës teknike mes Qeverisë japoneze dhe Qeverisë së Kosovës.

“Kjo marrëveshje ka të bëjë me ndihmë teknike, ku nëntorin e kaluar kemi dhuruar 15 kamionë për mbledhjen e mbeturinave për regjionin e Prizrenit. Shpresoj që ekspertët japonezë të vizitojnë së shpejti Kosovën dhe të bashkëpunojnë me popullin e Kosovës”, u shpreh ai.

Projekti fillon të realizohet në muajin maj dhe përfshin komunat Malishevë, Suharekë, Dragash dhe Rahovec.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.