DYLON

Me vetiniciativë rinovohet hyrja në objektin e Shërbimit të Zjarrfikësve

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) –  Me vetiniciativën e drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe të Shërbimit të Zjarrfikësve është duke u rinovuar hyrja në objektin e këtij shërbimi, respektivisht janë duke u rregulluar shkallët të cilat ishin të degraduara skajshmërisht.

Me këtë rast drejtori i kësaj drejtorie Halit Rexhepi, ka thënë se shkallët e hyrjes në objektin e shërbimit të zjarrfikësve ishin degraduar aq shumë saqë së fundmi u bënë edhe rrezik për punëtorët gjatë intervenimeve emergjente, kur duhet një shpejtësi më e madhe e veprimit nga ana e stafit.

EkoHigjiena

“Kjo ka qenë iniciativë e vet zjarrfikësve, ndërsa mjetet për të siguruar materialin e nevojshëm janë siguruar nga peti-keshi i drejtorisë me mbështetje materiale edhe nga kompania “Pro Eng”, ka thënë Rexhepi, duke precizuar se kjo punë është bërë me qëllim të rregullimit të ambientit dhe krijimin e kushteve për intervenim më të lehtë dhe të shpejt. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.