DYLON

Me ushtrimin “Evakuimi 2015” u shënua Dita Ndërkombëtare për zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Me rastin 13 Tetorit-Ditës Ndërkombëtare për zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë, në shkollën e mesme profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti është mbajtur ushtrimi “Evakuimi 2015”, që kishte për qëllim ngritjen e shkathtësive dhe njohurive në fushën e kërkim shpëtimit, evakuimit dhe menaxhimit të situatave aksidentale.

Në këtë ushtrim që u organizua nga Drejtoria për Shërbime Publike dhe Siguri Emergjente, e ku nga afër i përcolli ato edhe kryetari i komunës Sokol Haliti, ishin pjesëmarrës përpos Njësisë së Zjarrfikjes edhe Shërbimi policor i Kosovës, Qendra e Mjekësisë familjare, Kryqi i kuq, ndërkaq ishin të përfshirë në ushtrim edhe nxënësit dhe personeli i shkollës teknike “Jonuz Zejnullahu”.

EkoHigjiena

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike Nexhmedin Jakupi, ka thënë se me këtë ushtrim synojmë të koordinojmë dhe veprojmë brenda Ligjit për Fatkeqësitë natyrore, Udhëzimit administrativ për menaxhimin e integruar te situatave emergjente, si dhe Statutit dhe Rregulloreve Komunale.

Në takimin që u mbajt paraprakisht me stafin e shkollës, u fol për hapat që duhet të ndërmerren nga ana e personelit në rastet e fatkeqësive, si ato të zjarrit, po ashtu edhe tërmeteve të mundshme.

Para fillimit të ushtrimit, nëpër klasë u mbajt një ligjëratë e shkurtër në aspektin teorik për rregullat të cilat duhet ti respektojnë Pedagogët dhe nxënësit në rastet e emergjencave kur duhet të dilet jashtë objektit shkollor, në momentin ndodhjes së fatkeqësive kur ata janë në klasë.

Objektiv kryesor i këtij ushtrimi ishte menaxhimi i situatave aksidentale, koordinimi, udhëheqja dhe bashkërendimi i veprimeve nga niveli komunal, zhvillimi i Procedurave Standarde Operative, si dhe zhvillimi i rrjedhës së Informacionit. Nga pjesëmarrësit dhe organizatorët, ushtrimi i sotëm u vlerësua i suksesshëm dhe si shumë i nevojshëm në vetëdijesimin e nxënësve për rastet emergjente./2L ONLINE/







Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.