Me urdhër të Prokurorisë arrestohen të dyshuarit, të cilët kanosën kryetarin e komunës së Kllokotit

Me urdhër të Prokurorisë arrestohen të dyshuarit, të cilët kanosën kryetarin e komunës së Kllokotit

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë ditës së djeshme ka ndaluar të dyshuarit Sllobodan Jovanoviq dhe Zoran Jovanoviq, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Kanosje’’ nga neni 185 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ekziston dyshimi i bazuar se, më 03 dhjetor 2018, në oborrin e kishës ortodokse, në fshatin Gërnqar, të dyshuarit kanë kanosur seriozisht me fjalë kryetarin e komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq, në atë mënyrë që derisa ai kishte shkuar në kishë, i dyshuari Sllobodan Jovanoviq, në gjendje të dehur dhe në prezencë të policisë, fillimisht e fyen, pastaj edhe e kanos me fjalë se do ta mbys, me ç’rast aty ndërhyn edhe i dyshuari tjetër, i cili po ashtu e fyen dhe kërcënon me fjalë të dëmtuarin.

Të njëjtit kanë ndërmarrë këto veprime, me pretekst se i dëmtuari e kishte larguar nga puna dhe i kishte ndërprerë asistencën sociale të pandehurit Sllobodan Jovanoviq.

Gjithashtu, brenda afatit ligjor, me qëllim të sigurimit të të pandehurve në procedurë penale, ndaj tyre është ushtruar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit dhe është

nxjerrë aktvendim mbi fillimin e hetimeve, në Gjykatën kompentente në Gjilan.

KOMENTE