DYLON

Me uniformë drejtë Sirisë

Avatar photo Redaksia

Gramoz Shabanit i ka munguar vetëm arma me të cilën do të luftonte në Siri kur është kapur në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, të mërkurën. I riu me prejardhje nga Millosheva dhe me shtetësi belge është arrestuar nga Policia e Kosovës për shkak të dyshimit se ishte nisur për t’u bërë pjesë e organizatave terroriste në Siri, shkruan sot Koha Ditore.

Ai me vete kishte uniformë ushtarake, batanije të posaçme për kushte lufte, si dhe dylbi, ka mësuar “Koha Ditore”. Ai e ka pranuar se ishte nisur për në Siri.

EkoHigjiena

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Liridonë Kozmaqi, ka konfirmuar se gjatë ditës së mërkurë, në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, me urdhër të prokurorit nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, një person i dyshuar me inicialet G. Sh. është ndaluar dhe arrestuar.

Ngjashëm si Gramozi kishin vepruar edhe dy të rinj të tjerë nga Ferizaj, të arrestuar në Aeroportin e Prishtinës, kundër të cilëve është ngritur aktakuzë për terrorizëm në tentativë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.