DYLON

“Më të Mirët e Vitit, 2025” – Edhe kësaj radhe vlerësohet Ansambli “Gjilani”

“Më të Mirët e Vitit, 2025” – Edhe kësaj radhe vlerësohet Ansambli “Gjilani”
Avatar photo Redaksia

MË TË MIRËT E VITIT 2025 

Ansambli “Gjilani” edhe kësaj radhe vlerësohet aty ku e ka vendin.

EkoHigjiena

Me rastin e ndarjes së çmimeve “Më të Mirët e Vitit 2025”, organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, nën udhëheqjen e drejtorit Kushtrim Zeqiri, Ansambli “Gjilani” u vlerësua edhe një herë si Ansambli më i Mirë i Vitit.

Gjithashtu, u ndanë këto çmime:

Solistja më e mirë e vitit: Lumturie Shabani– TARIA

Performanca më e mirë e muzikës popullore: solisti Berat Demiri

Të gjitha këto çmime janë rezultat i angazhimit, punës së palodhshme dhe përkushtimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Gjilani”.

Falënderojmë nga zemra të gjithë anëtarët e ansamblit për mundin dhe sakrificën e tyre të përditshme, si dhe të gjithë ata që na mbështesin dhe na qëndrojnë pranë.

Ansambli “Gjilani” mbetet një vlerë e çmuar e qytetit të Gjilanit.

Me respekt,
Ansambli Gjilani

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.