DYLON

Me strategji kundër dhunës në familje

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Mekanizmi Koordinues kundër dhunës në familje ka mbajtur sot takimin e 3 të rregullt. Me këtë rast është shqyrtuar përshkrimi i punës së koordinatorit të këtij mekanizmi si dhe është prezantuar edhe drafti final i strategjisë komunale kundër dhunës në familje si dhe plani i veprimit për vitet 2016-2018.

Gjatë këtij takimi ku ka marrë pjesë edhe zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu ky mekanizëm ka kërkuar që të gjenden format për kompensimin e punës së koordinatores por edhe të strehimores “Liria” në Gjilan për rastet e viktimave të dhunës nga kjo komunë.

EkoHigjiena

Përndryshe në këtë takim anëtarët e këtij mekanizmi pasi që u njohën me dokumentet në fjalë nga anëtarja e këshillit koordinues, Ibadete Hyseni dhanë mendimet dhe vërejtjet e tyre të cilat pritën të inkoperohen në këto dokumente./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.