DYLON

Më shumë Vendkalime Kufitare

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Të ndërpriten pengesat dhe vështirësitë për komunikimet ndërkufitare dhe të hapen sa më shumë pika të vendkalimeve kufitare sepse këto janë rregulla , norma dhe konventa Evropiane që duhet plotësuar .

Është  domosdoshmëri e kohës  që të zyrtarizohen disa  pika kufitare në mesë të Rajonit të Anamoravës në njërën an  me Rajonin e Medvegjës , Bujanocit , Preshevës dhe Kumanovë e Likovë .  Parlamenti i Kosovës , Maqedonisë dhe ai Serbisë të marrin për bazë që të afrohen e nënshkruajnë  marrëveshje për bashkëpunim ndërshtetëror dhe ndërkufitare në mesë tyre . Interes i tri palëve do të ishte që një Komision parlamentar miks për përcaktimin e  pikave për vendkalime kufitare dhe zyrtarizimi i tyre . Fundi i fundit këto janë kritere që duhet plotësuar pasi edhe këto tri shtete pretendojnë hyrjen në Këshillin e Evropës dhe liberalizimin e qarkullimit të njerëzve dhe bashkëpunimit ndërshtetëror dhe atij ndërkufitarë.

EkoHigjiena

Komuna e Gjilanit ka nevojë për një vendkalim  kufitar e cila do të duhej të zyrtarizohet në Dobrosin që të lirohet pak vendkalimi kufitarë te Dheu i Bardhë pasi ky vendkalim është shumë i stërngarkuar me mjete të transportit të udhëtarëve dhe të mallit dhe ka karakter më shumë të një vendkalimi  kufitar  ndërkombëtarë . Vendkalime kufitare në mes Komunës së Gjilanit me Kumanovë të jetë dhe zyrtarizohet  si vendkalimi në Stanqiq. Vendkalime të Gjilanit me Preshevë përveç Muqibabës të jetë edhe ndonjë pikë e vendkalimit që është e favorshme .

Po ashtu në mesë Komunës së Vitisë, Kumanovës e Likovës të gjendet ndonjë pikë që më së shumti është e përshtatshme për të dy anët e kufirit.  

Pika zyrtare të kalimit në mesë Komunës së Kamenicës dhe Komunës së Medvegjës të zyrtarizohet në vendin e quajtur Kapit . Vendkalime kufitare në mesë Komunës së Kamenicë dhe Komunës së Bujanocit në Muhocë e Breznicë etj . Komunikimi në mesë njerëzve dhe bashkëpunimi në shumë fusha të interesit të përbashkët janë kushte që duhet plotësuar nëse dëshirojnë të tri shtetet të bashkëngjiten shteteve me standarde unike Evropiane .  
 
/Refik HASANI/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.