DYLON

Me shkas: Si të parandalohen zjarret gjatë stinës së verës

Me shkas: Si të parandalohen zjarret gjatë stinës së verës
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Bekim Thaqi

Pothuajse çdo dite ne mediat tona dëgjojmë për zjarre që rrezikojnë pyjet, fushat, shtëpitë, por edhe njerëzit në Kosovë.

EkoHigjiena

Parandalimi i zjarreve gjatë stinës së verës është një urgjencë që kërkon një koordinim të ngushtë ndërmjet forcave të policisë, zjarrfikësve dhe organeve komunale. Këtu janë tri hapa kyç:

Informimi dhe Ndërgjegjësimi: Organizimi i fushatave për të edukuar qytetarët mbi rreziqet e zjarreve, si dhe mënyrat për t’i parandaluar ato, duke përfshirë masa si pastrimi i tokave dhe ruajtja e ambienteve të gjelbra.

Patrullimi dhe Monitorimi: Policia dhe organet komunale duhet të koordinohen për të monitoruar zonat më të rrezikuara dhe të ndërhyjnë menjëherë në raste kur kemi nxehtësi ekstreme ose situatave të rrezikshme. Duhet gjobitur me gjoba të gjithë ata që zihen apo dëshmohet se kanë marrë pjesë në zjarrvënie.

Reagimi i Shpejtë: Kur ndodhin zjarre, njësitet e zjarrfikësve në operacionet e shpëtimit duhet të jenë të koordinuara dhe të shpejta, me mbështetje nga njësitë e emergjencës dhe burimet lokale. /2LONLINE/