20 vjet u bënë nga Epopeja e Jasharajve në Prekazin e sotëm legjenda. Në këtë përvjetor Prishtina do të nderohej po të kishte kompleksin e Adem Jasharit në qendër të saj.
Adem Jashari ndërroi epokat dhe kush më mirë dhe nder do ti bënte Prishtinës se hija e tij, amaneti i tij thënë më saktë shtatorja e tij.
Ky 20 vjetor përveç aktiviteteve duhet të ketë edhe angazhimin institucional për marrjen e vendimit që vitin tjetër Prishtina të ketë heroin Adem Jashari të skalitur në bronz në mes të Prishtinës.
20 vjet pa Adem Jasharin në kryeqytet paraqet histori të humbur. Andaj Adem Jashari na duhet në Prishtinë e gjithkund hije rëndë për të bërë roje nderi dhe për të përçuar mesazhin e lirisë, paqes dhe zhvillimit të Kosovës