DYLON

Me shfaqjen Gënjeshtra -”Le Mensonge” në Teatrin e Qytetit, përmbyllet edicioni i 26-të i “Javës së Frankofonisë”

Me shfaqjen Gënjeshtra -”Le Mensonge” në Teatrin e Qytetit, përmbyllet edicioni i 26-të i “Javës së Frankofonisë”
Avatar photo Redaksia

Është mbyllur edicioni i 26-të i “Javës së Frankofonisë”, në Gjilan me shfaqjen Gënjeshtra -”Le Mensonge” në Teatrin e Qytetit, me këtë rast, kryetari i Komunës, Alban Hyseni tha se Gjilani sivjet ishte “Kryeqytet i Frankofonisë”, ku dëshmoi se është një qendër e hapur, moderne dhe e gatshme për bashkëpunime të mëdha.

I pari i Gjilanit shtoi se në kuadër të “Javës së Frankofonisë”, Gjilani mirëpriti shfaqjen “Le Mensonge” (Gënjeshtra) të autorit francez, Florian Zeller. Nën regjinë e Ekrem Sopit dhe se Trupa e Teatrit nga Gjilani dhuroi një performancë të shkëlqyer, duke bashkuar artin skenik vendor me dramaturgjinë bashkëkohore franceze.

EkoHigjiena

“Kjo javë ka qenë një festë e vërtetë e kulturës dhe diversitetit në qytetin tonë. Përmes filmit, muzikës dhe teatrit, Gjilani dëshmoi edhe një herë se është një qendër e hapur ndaj vlerave evropiane dhe bashkëpunimit ndërkombëtar”, tha kryetari Hyseni.

Ai falënderoi të gjithë artistët dhe qytetarët që e bënë këtë edicion të 26-të të paharrueshëm. /2LOINLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.