DYLON

Me rastin e ndarjes nga jeta të oficerit, Skender Haliti, kryetari Alban Hyseni i dërgon telegram ngushëllimi familjes Haliti

Me rastin e ndarjes nga jeta të oficerit, Skender Haliti, kryetari Alban Hyseni i dërgon telegram ngushëllimi familjes Haliti
Avatar photo Redaksia

Me rastin e ndarjes nga jeta të oficerit të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Skender Haliti, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Haliti. Në telegram thuhet:“Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të oficerit të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës,  Skender Haliti.

I njohur ndryshe si bashkëpunëtori më i ngushtë i heroit Agim Ramadani, kontributi dhe angazhimi i oficerit Haliti për lirinë e shqiptarëve dhe ndërtimin e një shoqërie demokratike, do të kujtohet e respektohet 

EkoHigjiena

ndër breza.

Ngushëllime familjes Haliti, bashkëluftëtarëve, miqve e kolegëve për këtë humbje të madhe tuajën, e të popullit tonë!

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, thuhet në telegram.​ /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.