DYLON

Me rastin e hapjes së ordinancës ofron rehabilitim logopedik falas për tre fëmijë

Me rastin e hapjes së ordinancës ofron rehabilitim logopedik falas për tre fëmijë
Avatar photo Redaksia

Në Gjilan është hapur Ordinanca Logopedike “LogosArtis”, e Mr.Sc. Artiola Iliazi, Logopede, ka thënë se me rastin e hapjes së kësaj ordinance ofron rehabilitim logopedik falas për tre fëmijë, të cilët përballen me një nga këto sfida: Belbëzim, Çrregullime të tingujve dhe Vonesë gjuhësore.

“Shërbimi do të ofrohet pa pagesë deri në përfundimin e rehabilitimit, sipas një plani të personalizuar për secilin fëmijë”, thotë logopedja Artiola iliazi.

EkoHigjiena

Sipas saj, prindërit e interesuar mund të kontaktojnë në inbox ose në 045 906 302 për t’u regjistruar dhe për të zhvilluar vlerësimin fillestar.

Përndryshe, Lokacioni: Gjilan, Ndërtesa Fidanishtja, Blloku 2

 Aplikimi është i hapur deri më: 09.07.2025

“Fëmijët meritojnë të dëgjohen. Le ta bëjmë këtë rrugëtim bashkë”, thotë logopedja Artiola iliazi.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.