DYLON

Me rastin e festës së 28 Nëntorit, bartësit e institucioneve komunale bëjnë homazhe te varrezat e dëshmorëve

Me rastin e festës së 28 Nëntorit, bartësit e institucioneve komunale bëjnë homazhe te varrezat e dëshmorëve
Avatar photo Redaksia

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina – Bunjaku së bashku me kryesuesin e Kuvendit Komunal, Arianit Sadiku dhe bashkëpunëtorët, me rastin e festës së 28 Nëntorit, kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve.

Nënkryetarja Morina-Bunjaku, e cila ka folur në emër të kryetarit Alban Hyseni, ka thënë se falë gjakut të dëshmorëve, ne sot po e gëzojmë lirinë.

EkoHigjiena

“Falë gjakut të dëshmorëve, duke filluar nga Skënderbeu, Ismail Qemajli, Adem Jashari, ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ne sot po e gëzojmë lirinë. Sot bashkërisht po e vazhdojmë ndërtimin e vendit dhe do të mundohemi në vazhdimësi që ta ruajmë paqen e sigurinë për të gjithë. Shfrytëzoj rastin t’i uroj të gjithë shqiptarët për festën e 28 nëntorit. Ta ruajmë e ta zhvillojmë vendin dhe ta duam njëri-tjetrin duke e bërë ëndrrën dëshmorëve realitet”, ka thënë nënkryetarja Morina-Bunjaku.

Ndërkaq, sot është mbajtur edhe vrapimi cross nga klubi i atletikës Qendra me moton “Vrapojmë dhe festojmë”, sikurse edhe koncerti për fëmijë nga Dancing House “Festojmë kuq e zi”, derisa në ora 17:00 aktivitetet në kuadër të shënimit të 28 nëntorit përmbyllen me koncertin festiv nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve – Gjilani, te teatri i qytetit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.