DYLON

Me rastin e “Ditës së Tokës” pastrohen shkollat, fshatrat dhe largohen disa deponi ilegale në Kamenicë

Me rastin e “Ditës së Tokës” pastrohen shkollat, fshatrat dhe largohen disa deponi ilegale në Kamenicë
Avatar photo Redaksia

Drejtoria për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat, e Komunës së Kamenicës me rastin e 22 prillit Ditës së Tokës, ka organizuar aksion pastrimi.

Drejtoria për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat, në këtë aksion ka pastruar tri deponi të ngurta në Kamenicë, ndërsa janë larguar edhe dy deponi ilegale, njëra në Kopërnicë dhe tjetra në rrugën Hogosht-Poliqkë.

EkoHigjiena

Po ashtu këtij aksioni i janë bashkuar të gjitha shkollat e Kamenicës duke pastruar objektet brenda dhe rreth tyre. Kurse Këshilli Lokal dhe Shoqata Humanitare ‘Koretini’ kanë pastruar të gjitha lagjet në Koretin.

Vlenë të përmendet që në aksionin e pastrimit ka qenë i pranishëm edhe KFOR-i amerikan. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.