DYLON

Me rastin e ditës së fëmijëve grupe nxënësish vizitojnë Kuvendin

Avatar photo Redaksia

Sot, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, grupe nxënësish nga shtatë regjionet e vendit, vizituan Kuvendin e Republikës së Kosovës. Me këtë rast, ata i takoi edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, i cili në një mbledhje të improvizuar prej tyre, u është drejtuar me një fjalë rasti.

“Ju jeni e ardhmja e Kosovës dhe ne kemi obligime të mëdha ndaj jush”, tha kryetrai Veseli, ndërkaq, në vijim i porositi:” Insistoni të mësoni me dashuri dhe me mençuri të realizoni ëndrrat e juaja”.

EkoHigjiena

Fëmijët i përshëndeti edhe drejtoresha rajonale e UNICEF-it, Marie – Pierre Poirier. Duke ua uruar 1 qershorin, ajo vuri në spikamë se ndjehet e lumtur që dëgjon fëmijët e Kosovës duke folur për të arriturat dhe çështjet që ëndërrojnë të arrijnë ata. Fëmijët, tha ajo, janë e ardhmja e Kosovës, ndërkaq u shpreh e përkushtuar për bashkëpunim të mëtutjeshëm ndërmjet UNICEF-it dhe vendit tonë.

Në fund të kësaj mbledhjeje të improvizuar nga fëmijët e të gjitha anëve të Kosovës, ata miratuan një Rezolutë nëpërmjet së cilës bëjnë thirrje për një kujdes të shtuar ndaj tyre dhe trajtim të dinjitetshëm nga ana e të rriturve.
Pas kësaj fëmijët u njohën edhe me ambiente tjera të Kuvendit të Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.