DYLON

Me qëllim të parandalimit të aksidenteve në trafik, Policia apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik

Me qëllim të parandalimit të aksidenteve në trafik, Policia apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik
Avatar photo Redaksia

Aktivitete javore në trafikun rrugor

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 21.03.2025 – 27.03.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e nëntëqind e tridhjetë e pesë (1935) gjoba.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:

  • Hetim i njëmbëdhjetë (11)  aksidenteve të trafikut me dëme materiale,    
    • Hetim i trembëdhjetë (13) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
    • Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për njëzet e tre (23) ngasës.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, uleni shpejtësinë, mos përdorini telefonin, vendosni rripin e sigurimit, keni kujdes ndaj këmbësorëve, këmbësorë përdorni vijat e bardha për kalimin e rrugës, mos e neglizhoni sinjalistikën rrugore dhe semaforët. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët. Ndihmoni në uljen e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës! /2LONLINE/