DYLON

Më pak se 24 orë nga derbi gjilanas, tifozët premtojnë spektakël

Më pak se 24 orë nga derbi gjilanas, tifozët premtojnë spektakël
Avatar photo Elife Sherifi

Ndeshja derbi e javës së shtatë në Superligë, zhvillohet të dielën në Gjilan. Rivalët e vjetër lokal, Gjilani dhe Drita takohen në kryendeshjen që zhvillohet në Stadiumin e Qytetit në Gjilan me fillim nga ora 15:00.

Të dyja klubet janë në kërkim të pikëve të rëndësishme, pasi të gjitha skuadrat kanë diferencë të vogël, ndërsa edhe Dritës edhe Gjilanit tashmë i ka ikur pozita e parë e dytë.

Kjo ndeshje zgjon interesim të madh jo vetëm në qytetin e Gjilanit, por edhe në tërë vendin.

EkoHigjiena

Tifozët  e kuq dhe të kaltër gjilanas kanë premtuar spektakël. Të dyja taboret “Skifterat” dhe “Intelektualet” kanë dëshmuar për cilësi, atmosferë, kreativitet, gjersa gjithmonë kanë thyer rekorde shikueshmërie.

Edhe për nesër janë gati dhe do të ketë shumë surpriza.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.