DYLON

Më pak kursime në Trust

Avatar photo Redaksia

Përkundër që Agjencia e Statistikave të Kosovës jep shifra se papunësia është 30 për qind, Institucioni i pavarur, Trusti Pensional i Kosovës tregon për rënie të atyre që paguajnë për të ardhurat në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.

Numri i kontribuuesve të rinj që kanë hapur llogari në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës gjatë gjashtëmujorit të parë të 2013-s ishte 13, 073, ndërsa për të njëjtën periudhë të 2014-s ishte 13,712. Nëse krahasohen këto dy periudha del se 639 vende të punës janë më pak për një gjashtë mujor, shkruan tribuna.

EkoHigjiena

Kjo tregon se numri i të punësuarve është në trendin e keq dhe ekonomia e Kosovës nuk është duke pasur rritje stabile. Ish drejtori i Odës Ekonomike Amerikane, Lekë Musa, vlerëson se numri më i vogël i atyre që paguajnë për të ardhurat në pagë tregon se edhe vende pune ka më pak. Musa konsideron se ky është një indikator i keq i zhvillimit ekonomik dhe tregues se në të ardhmen të rinjtë do ta kenë më problem të gjejnë një vend pune.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.