DYLON
Statistikat ditore

Më pak gjoba në ditën e Kurban Bajramit, gjithsesi shqiptohen 866 të tilla

Më pak gjoba në ditën e Kurban Bajramit, gjithsesi shqiptohen 866 të tilla
Avatar photo Redaksia
/Brenda 24 orëve të fundit, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 866 tiketa gjobitëse/

Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve të fundit, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 866 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

Policia e Kosovës në raportin e saj ka bërë me dije për 59 aksidente trafiku, 30 me lëndime dhe 29 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 22 persona, 17 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/