DYLON

Me një sërë aktivitetesh Gjilani shënon Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Me një sërë aktivitetesh, Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Arsimit dhe Njësia për të Drejtat e Fëmijëve, kanë shënuar sot Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Fillimisht para teatrit të qytetit është mbajtur një koncert për fëmijë, ku i pranishëm ka qenë edhe nëkryetari Rexhep Kadriu, i cili në emër tëkryetarit Haziri, i ka uruar fëmijët e Gjilanit për 1 qershorin, duke thënë se Komuna e Gjilanit është shembull sa i përket respektimit të të drejtave të fëmijëve.

EkoHigjiena

Ai tha se Komuna e Gjilanit po punon me ngulm që t’u sigurojë arsimim sa mëcilësor nxënësve, sepse janë krenaria dhe e ardhmja e Gjilanit dhe e Kosovës.

Ndërkohë, sot është shënuar edhe një vjetori i formimit të Asamblesë së Fëmijëve, të cilët në sallën e Kuvendit Komunal të Gjilanit bënë pyetje nga më të ndryshmet për zyrtarët komunal, kryesisht për të drejtat e tyre dhe këta të fundit me kënaqësi u janë përgjigjur atyre.

Poashtu, një grup i fëmijëve e Gjilanit kanë vizituar ekspozitën e hapur sot në Galerinë e Qytetit me temën “Ndërtimi i Paqes”, me fotografi të nxënësve të shkollave, e cila është organizuar nga Aksioni për Ndërtimin e Paqes (ANP) me mbështetje të Komunës së Gjilanit./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.