DYLON

Me “Netët e Karadakut”…

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Ars Clubi “Beqir Musliu”, në “Vitin e Shkrimtarit” Ibrahim Kadriu, me rastin e 70 vjetorit të lindjes dhe 50 vjetorin e krijimtarisë letrare e publicistike, më 16 maj 2015, i rikthehet veprës së parë të këtij autori, me titull “Netët e Karadakut”, botuar në vitin 1969.

Sabti Rrustemi, drejtues i Ars Club “Beqir Musliu”, bënë yë ditur se do të lexohen poezi nga kjo përmbledhje si dhe do flitet për vlerat e saj.

EkoHigjiena

Në pjesën e dytë të takimit, i cili do mbahet në Galerinë e Qytetit, te ndërtesa e Teatrit, kati i dytë, fituesve të sivjem të konkursit letrar “Flaka e Janarit” 2015, do ju jepen plaketat për Çmimet e fituara në poezi dhe, tregim.

Fituesit e sivjemë, janë: Biser Mehmeti, Rrahim Sadiku e Mehmetali Rexhepi, në tregim. Si dhe, Zejnepe Alili – Rexhepi, Sarë Gjergji e Rabije Bytyqi, në Poezi.

Mbështetëse e kësaj veprimtarie, është Njisia për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Gjilanit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.