/2L ONLINE/ – Më në fund nisi riformatimi i qeverisjes lokale të Gjilanit, i përmendur që nga 15 qershori i vitit 2014, e i ripërsëritur me afate të caktuara kohore edhe disa herë më pas.
Kështu, kreu i komunës së Gjilanit, Lutif Haziri ka bërë të ditur se sot po fillon rundi i parë i këtyre ndryshimeve që sjellë edhe disa emra të rinj nëpër drejtori.
Naser Korça (LDK) do të jetë tani e tutje Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, që deri më sot këtë detyrë e ushtronte Sokol Haziri i AAK-së
Nexhat Hajrullahu (LDK) do të jetë drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Deri më sot në pozitën e ushtruesit të detyrës ishte Muhamet Kastrati (AAK).
Zijadin Maliqi (LDK), do të jetë drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe financa. Këtë pozitë në cilësinë e ushtruesit e kryente gjerë më sot Ilmi Limani.
Në Drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim, që drejtohej deri sot nga ushtruesi i detyrës së drejtorit Haziri Mustafa, do ti jepet në drejtim tani e tutje partnerit të LDK-së, Partisë së Drejtësisë (PD) dhe Ensar Kadriu(PD) do të jetë drejtor i ri.
Si dhe në Drejtorinë Për Zhvillim Ekonomik, do të jetë drejtor Agim Zuzaku (AAK), i cili do ta zëvendësojë Ismajl januzin (LDK).
Përndryshe, ndërrimet tjera, përkatësisht Rundi II i ndryshime në qeverisjen lokale të Gjilanit, është paralajmëruar në javën tjetër. /2L ONLINE/