(2LONLINE) – Me ndezjen simbolike të zjarreve tek varrezat e dëshmorëve në Gjilan, është përmbyllur manifestimi treditor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës”.
Në këtë ngjarje ka marrë pjesë kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku-Rexhepi, zyrtarë komunal, familjarë të dëshmorëve si dhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Manifestimi i është kushtuar rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe 55 Jasharëve tjerë, 16 vjet më parë. /2lonline/