DYLON

Me ndezjen e Flakadanit u hap Manifestimi Kulturor e Sportiv “Flakadani i Karadakut”

Me ndezjen e Flakadanit u hap Manifestimi Kulturor e Sportiv “Flakadani i Karadakut”
Avatar photo Redaksia

Sot në Viti është hapur edicioni i 24-të i Manifestimit tradicional kulturor e sportivë “Flakadani i Karadakut 2025”.

Hapja u bë në mënyrë solemne me ndezjen e flakadanit nga ana e zv. kryetarit të komunës së Vitisë, Hasan Aliu, vëllau i dëshmorit Nijazi Azemi “Komandant Mjekrra” – Avni Azemi, kryesiesi i Kuvendit Komunal Bekim Azizi dhe kryetari i degës së OVL të UÇK-së Idriz Quni.

EkoHigjiena

Në fjalën e rastit, zy.kryetari i komunës Hasan Aliu, foli edhe për rëndësinë e manifestimit tradicional gjithëkombëtar Kulturor e sportivë “Flakadani i Karadakut”, që personifikon figurën e dëshmorit të kombit Njazi Azemi –komandant Mjekra, që vlerësohet të jetë një nga ngjarjet më kulmore në komunën e Vitisë.

“Manifestimi tradicional gjithëkombëtar Kulturor e sportivë “Flakadani i Karadakut”, që personifikon figurën e dëshmorit të kombit Njazi Azemi –komandant Mjekrra, është një nga ngjarjet më kulmore në komunën e Vitisë.

Prandaj, jemi sot së bashku, që të bëjmë hapjen solemne të këtij manifestimi gjithëkombëtar, që edhe këtë vit, sikur edhe viteve tjera, do të përmbajë një varg aktivitetesh kulturore e sportive, me një gamë të gjerë ngjarjesh, sportive në basketboll, shah, futboll e gjimnastikë.

Ndërkohë që në fushën e kulturës e letërsisë, do të ketë gara rajonale të recituesve, orën e madhe letrare si dhe Festivalin gjithëkombëtar të Ansambleve dhe shoqërive nga gjitha trojet shqiptare”, u shpreh Aliu.

Ndërsa drejtori për Kulturë, Rini e Sport, Valmir Sahiti, foli për aktivitetet që do të zhvillohen për gjatë tri ditëve të ardhshme në kuadër të manifestimit “Flakadani i Karadakut 2025” i cili mes tjerash tha se për këto ditë, komuna e Vitisë do të jetë qendër kulturore e sportive e trojeve shqiptare.

“Edhe sivjet, do të kemi një varg aktivitetesh kulturore e sportive, si në basketboll, shah, futboll e gjimnastikë. Ndërsa në fushën e kulturës e letërsisë, do të kemi gara rajonale të recituesve, orën e madhe letrare si dhe Festivalin gjithëkombëtar të Ansambleve dhe shoqërive nga gjitha trojet shqiptare”, tha drejtori Sahiti, duke uruar pjesëmarrësit e manifestimit të sivjetmë.

Gjithashtu, ai ka shprehur falenderim për të gjithë kontributdhënësit që për vite me radh, mbajtën gjallë altivitetet e manifestimit. Në emër të OVL të UÇK-së në Viti, të pranishmit i përshëndeti Selver Haxhiu.

Po sot, ka filluar nata e parë e Festivalit mbarëkombtar i Ansambleve dhe Shoqerive Kulturore Artistike nga vise të ndryshme anemban ku jetojnë shqiptarët. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.