Në shenjë nderimi për martirët e pushkatuan më 1942, në Remnik të Vitisë, sot përurorhet busti i udhëheqësit atdhetar të asaj kohe, dëshmorit Selim Sejdiu dhe bashkëveprimtarëve të tij.
Me këtë rast, kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka shkruar në profilin e tij, se me nderimin ndaj martirëve të pushkatuar në Remnik të Vitisë, më 1942, mbajmë të gjallë kujtimin për sakrificën shqiptare ndër breza.
Ja postim i i tij:
Përpjekjet për të drejtën e shqiptarëve në kohështrirje të ndryshme kanë njohur burra trima, luftëtarë e udhëheqës largpamës, të cilët me qëndresën e tyre ruajten nderin e atdheut.
Me nderimin ndaj martirëve të pushkatuar në Remnik të Vitisë, më 1942, mbajmë të gjallë kujtimin për sakrificën shqiptare ndër breza.
Sot, në shenjë respekti për veprën e tyre kulmore për liri e bashkim, Remniku përuron bustin e udhëheqësit atdhetar të asaj kohe, dëshmorit Selim Sejdiu, dhe bashkëveprimtarëve të tij.
Lavdi të gjithë të rënëve, që u flijuan në çdo periudhë të historisë kombëtare.
RH