DYLON

Me nderime ushtarake u varros zyrtari i lartë i FSK-së, Ali Ngucati

Me nderime ushtarake u varros zyrtari i lartë i FSK-së, Ali Ngucati
Avatar photo Redaksia

Me nderime të larta ushtarake u varros sot zyrtari i lartë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ali Ngucati në fshatin e tij të lindjes në Polac të Skënderajt.

Për të bërë homazhe pranë arkivolit të të ndjerit në shtëpinë e kulturës në Skënderaj, morën pjesë familjarë, miq, shokë, kolegë të FSK-së, veteranë të UÇK-së, si dhe një numër i madh i qytetarëve të Republikës së Kosovës, për të vazhduar me Akademi Përkujtimore ku u përkujtua angazhimi dhe sakrifica e Aliut në luftën çlirimtare, dhe në ndërtimin e institucioneve të sigurisë pas përfundimit të luftës.

EkoHigjiena

Në emër të Komandantit të FSK-së dhe të gjithë ushtarakëve, fjalën e mori zëvendës komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral major Enver Cikaqi, i cili pasi shprehu ngushëllimet për familjen, miqtë, shokët dhe bashkëpunëtorët, vlerësoi lart kontributin e çmuar, përkushtimin dhe angazhimin e Ali Ngucatit në shërbim të atdheut, duke theksuar rëndësinë e veprës dhe angazhimit të tij ndër vite, që nga celulat e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e deri në formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Në Akademi gjithashtu folën nënkryetari i Komunës së Skënderajt, z.Fadil Nura, nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, z.Faik Fazliu, dhe në emër të familjes vajza Alisa Ngucati, të cilët vlerësuan lartë kontributin e Aliut si në luftë po edhe pas luftës në krijimin e institucioneve të sigurisë në vende.

Ali Ngucati ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Brigada 114 e UÇK-së në Zonën Operative të Drenicës, pas transformimit të UÇK-së ka shërbyer në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës dhe vdekja e ndau në pozitën civile, zyrtar i lartë në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

I ndjeri la pas vetes babanë, bashkëshorten dhe dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë, të cilët i rriti dhe i edukoi me dashuri, përkushtim dhe frymë të thellë atdhedashurie, duke ua përcjellë vlerat dhe idealet që e karakterizuan edhe vetë gjatë gjithë jetës së tij. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.