Babait të dy dëshmorëve të kombit dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, Hilmi Haradinajt i është dhënë sot lamtumira e fundit.
Ai është varrosur në vendlindjen e tij, në Gllogjan, me ceremoni ushtarake.
Në ceremoninë e varrimit të Hilmi Haradinajt kanë marrë pjesë personalitete të ndryshme nga të gjitha trevat shqiptare.
Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari, Rifat Jashari, princi Leka, liderë të partive politike, ministra dhe kryetarë komunash.
BURIMI: Epoka e re