DYLON

Me nderim për dëshmorët, 27 vjet nga rivarrimi në Kodrën e Dëshmorëve

Me nderim për dëshmorët, 27 vjet nga rivarrimi në Kodrën e Dëshmorëve
Avatar photo Redaksia

Në Kodrën e Dëshmorëve në Gjilan u zhvilluan homazhe në nderim të Dëshmorëve të Kombit, me rastin e 27-vjetorit të rivarrimit të tyre, më 17 shtator 1999.

Në këtë përkujtim morën pjesë nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arianit Sadiku, kryesuesja e Kuvendit Komunal, Krenare Kqiku-Latifi, drejtorë të drejtorive komunale, familjarë të dëshmorëve, veteranë e invalidë të UÇK-së, ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, si dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Ismet Sylejmani.

EkoHigjiena

Gjatë fjalimeve u rikujtuan rrethanat e vështira të pasluftës dhe përpjekjet për rivarrimin e dëshmorëve në Kodrën e Dëshmorëve. Ahmet Isufi dhe Ismet Sylejmani veçuan kontributin e shumë bashkëluftëtarëve, familjarëve, miqve dhe dashamirëve që ndihmuan në realizimin e këtij procesi të rëndësishëm, duke e cilësuar rivarrimin si një moment të veçantë të bashkimit dhe nderimit të dëshmorëve.

“Komuna e Gjilanit përkulet me respekt para sakrificës së Dëshmorëve të Kombit dhe shpreh mirënjohje për të gjithë ata që kontribuojnë në ruajtjen e kujtimit dhe të vlerave të luftës për liri”, thuhet në njofitmin e Komunës.

Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit! /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.