• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Info+ Kamenicë

Me moton: “Me ne, jo për ne” në Kamenicë shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave me Sindromin Down

Redaksia 2LONLINE 21 Mars, 2023 6 min
 Me moton: “Me ne, jo për ne” në Kamenicë shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave me Sindromin Down

Në organizim të Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut pranë Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit, BONEVET Kamenica dhe HANDIKOS,janë organizuar një mori aktivitetesh për të shënuar Ditën Botërore të Sindromës Down.

Koordinatorja e NJKDNJ-së Nazmije Demolli Kastrati bëri hapjen e këtiij aktiviteti duke përshëndetur të pranishmit.

“Çdo vit këtë ditë e shënojmë edhe në komunën tonë me aktivitete të ndryshme, të cilat kanë për synim ngritjen e ndërgjegjës së shoqërisë mbi nevojat dhe potencialin që kanë personat me Sindromën Down. Personat me këtë sindromë ende ballafaqohen me sfida të ndryshme si pasojë e mos zbatimit të ligjeve, dhe ende nuk ka trajtim të barabartë në arsimim dhe punësim”, ka thënë ajo.

Drejtoresha e Administratës së Përgjithshme tha se secili prej nesh është i vecantë në mënyren e vet, dhe secili prej nesh ka anët e tij të forta që mund t’i shërbej komunitetit.

“Jeta kulturore, sportive, aktivitetet zbavitese dhe gjithçka tjeter që organizohet këtu në Kamenicë dhe kudo në Kosovë, bëhen për të gjithë, dhe jam e lumtur që vitin e kaluar kemi pasur nje bashkëpunim të ngushtë në mes të Handikosit dhe Komunës së Kamenicës, që ka dhënë përkrahje dhe mbështetje financiare për aktivitet që keni realizuar sipas kalendarit tuaj. Me ju po ndaj edhe një lajm që sot do të bëhen publike thirrja për subvencione dhe besoj shumë që përsëri do të bashkpunojmë në kuadër të qëllimeve tuaja. Kjo mund të mos jetë e mjaftueshme, por përpjekja dhe angazhimi për më të mirën nuk do të mungoj asnjëherë. Do e keni përkrahjen tonë gjithmonë” tha ndër të tjerat Drejtoresha Sejdiu.

Në kërë aktivitet ka folur edhe Drejtori i Drejtorise Komunale të Arsimit, Afrim Dërvishi, i cili theksoi se obligimet ndaj qytetarëve në përgjithësi janë të shumta ,dhe se sipas tij po mundohen t’i trajtojnë me prioritet.

“Sot në të gjitha shkollat fillore të mesme të ulta, ora e parë mësimore iu kushtua Sindromës Down – nga stafi i shkollave duke organizuar edhe aktivitete të ndryshme sensibilizuese kushtuar kësaj dite. Ne jemi me ju në mbështetje të vazhdueshme me mundësitë që i posedojmë”, shtoi ai.

Drejtoresha e Handikos, Hyrmete Morina, falenderoj organizatorët dhe tgjithë pjesëmarrësit në këtë aktivitet.

“Bashkëpunimi i Handikosit me Komunën, përkatësisht me Njësinë për të Drejtat e Njeriut nuk ka munguar asnjëherë ,dhe do të vazhdoj edhe në të ardhmen. Andaj, ju falenderojmë që jeni me ne”, tha ajo.

Edhe Arbitë Thaqi , drejtoreshë e BONEVET Kamenica, falenderoi të pranishmit duke thënë se janë të hapur për bashkëpunim gjithmonë në organizime dhe aktivitete të ndryshme në të mirë të komunitetit

Më pas në hapësirën e Shtëpisë së Kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë, pranë hyrjes së BONEVET Kamenica u mbollën 21 lule nga Personat me Sindromin DOWN dhe pjesëmarrësit tjerë në shenj solidarizimi me ditën botërore të sindromës Down.

Aktiviteti rekreativ argëtues vazhdoi në hapësirat e BONEVET Kamenicës, meqërast Arbitë Thaqi, dhe Rozafë Mavriqi, mentore në BONEVET Kamenica zhvilluan aktivitete të ndryshme rekreative e argëtuese për Personat me Sindromin Down dhe Persona me Aftësi të Kufizuara (ngjyrosje, robotikë, lojëra të ndryshme argëtuese, etj).

Në fund të aktivitetit nga pjesëmarrësit u pre torta e Ditës Botërore të Sindromës Down e përgaditur nga Qoki Ahmeti e cila vullnetarisht dhuroj këtë tortë për këtë aktivitet.

Gjatë ditës u shpërndanë fletpalosje me informacione sa i përket Sindromës Down me qëllim të ndërgjegjësimit të qytetarëve. /2LONLINE/

Etiketa:aktuale Dita Ndërkombëtare Kamenicë Personave me Sindromin Down rekomandojmë
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Policia

Transporton mish përmes rrugëve ilegale, arrestohet nga policia përkundër tentativës që t’iu

6 Qershor, 2023
Art/Kult

Kryeministri Kurti: Dëshiroj që ky panair të ketë ndikim mendor e shpirtëror

6 Qershor, 2023
Gjilan

Gjilan: Aktivitete rreth javës së sigurisë në komunitet

6 Qershor, 2023
Art/Kult

Pjesë e Panairit të Librit edhe Shtëpia Botuese “Beqir Musliu” nga Gjilani

6 Qershor, 2023
Lajme të ngjashme

Kryeministri Kurti: Dëshiroj që ky panair të ketë ndikim mendor e shpirtëror mbi të rinjtë

6 Qershor, 2023

Pjesë e Panairit të Librit edhe Shtëpia Botuese “Beqir Musliu” nga Gjilani

6 Qershor, 2023

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca mori pjesë në hapjen e Panairit të Librit në Prishtinë

6 Qershor, 2023

Kryetari Haliti po merre pjesë në mbledhjen e Kuvendit vjetor të Asociacionit të Komunave të Kosovës

6 Qershor, 2023

Arrestohet i dyshuari për kanosje të dy viktimave

6 Qershor, 2023

Arrestohen katër të dyshuar dhe konfiskohet një sasi substance narkotike

6 Qershor, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com