DYLON

Me moton “Libri mbron mendjen”, vjen edicioni i 22-të i Panairit të Librit

Me moton “Libri mbron mendjen”, vjen edicioni i 22-të i Panairit të Librit
Avatar photo Redaksia

Me moton “Libri mbron mendjen”, vjen edicioni i 22-të i kryengjarjes së librit në Kosovë.

Panairi i 22-të i Librit do të mbahet nga 7-12 qershor 2022, në ambientet e Pallatit të Rinisë, organizuar nga Shoqata e Botuesve e Kosovës.

EkoHigjiena

Ceremonia e hapjes do të bëhet më 7 qershor në orën 12:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt, traditë kjo e televizionit publik të Kosovës, RTK-së. Panairi do të mbyllet më 12 qershor në orën 18:00, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Botuesve të Kosovës.

Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga 9:00-20:00.

Hyrja për vizitorë: pa pagesë!

Marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora. Numri i titujve të rinj – rreth 2000. Numri i titujve të viteve të fundit – rreth 6000.

Panairin pritet ta vizitojnë rreth 40000 vizitorë: studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës. Ky panair përkon edhe me përvjetorë të rëndësishëm që do të shënohen me aktivitete, përkujtime e debate. Do të jenë të pranishëm shkrimtarë ndërkombëtarë e kombëtarë, profesionistë të librit, botues, përkthyes e librarë, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Botuesve të Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.