DYLON

Me moton “Ekzamino, vepro, shpëto” u shënua dita e luftimit të kancerit të gjirit

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport, grupi i grave dhe OJQ “Legjenda”, është shënuar sot dita kundër kancerit të gjirit, e cila u mbajt në kuadër të muajit tetor, që konsiderohet muaji ndërkombëtar kundër kancerit të gjirit. Me rastin e kësaj dite dhe sensibilizimin e opinionit për parandalimin e kësaj sëmundje, është organizuar një ecje e përbashkët nëpër qendër të qytetit të Vitisë me moton ; “Ekzamino, vepro, shpëto.

Doktoresha Vjollca Kadolli Halili, tha para të pranishmëve se kjo fushatë vetëdijësuese kundër kancerit të gjirit, mbahet për herë të parë në komunën e Vitisë, ndërkohë ka kërkuar që të fillohet të punohet me seriozitet në këtë drejtim në mënyrë që të luftohet sëmundjet.

EkoHigjiena

“Muaji tetor është zgjedhur si muaji I luftës kundër kancerit të gjirit, një sëmundje e rëndë e cila prek çdo 8 gra në botë. Kjo tregon se sa duhet të jemi të vëmendshëm dhe ta marrim seriozisht në si shoqëri jo vetëm luftimin e kësaj sëmundje, por konkretisht të merremi me parandalimin e saj, sepse me parandalimin e hershëm edhe shpëtojmë jetë”, ka thënë doktoresha Kadolli.

Në emër të institucioneve komunale foli drejtoresha e Kulturës Kaltrina Sylejmani e cila u fokusua në rëndësinë e fushatës dhe vetëdijesimin qytetar ndaj kësaj sëmundje.

Të pranishmëve ju drejtuan edhe dr.Gjylsime Qamili, Mirlinda Sadiku këshilltare e asamblesë komunale dhe Abide Osmani nga shoqata e femrave “Legjenda”. Në mbështetje të Spitalit special “Fati Im” në Prishtinë, gjatë muajit nëntor do të ekzaminohen 10-15 gra nga komuna e Vitisë, që kanë kushte të vështira ekonomike./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.