DYLON

Me Medalje Presidenciale të Meritave u nderua edhe shkrimtari Ibrahim Kadriu

Me Medalje Presidenciale të Meritave u nderua edhe shkrimtari Ibrahim Kadriu
Avatar photo Redaksia

Ditë më parë, ( 30 mars 2026), para se ta përmbyllte mandatin e saj pesëvjeçar, Presidentja e Republikës së Kosovës, znj Vjosa Osmani, i nderoi me Medalje Presidenciale të Meritave, disa personalitete kosovare, për kontributin e tyre në fusha përkatëse të angazhimeve, për arritjet e tyre të pamohueshme.

Në mesin e të dekoruarve ishte dhe njëri nga shkrimtarët më të mirë shqiptar të ditëve të sotme, Ibrahim Kadriu.

EkoHigjiena

Romansieri tashmë i njohur dhe në përmasa ndërkombëtare, Ibrahim Kadriu, u nderua “për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e letërsisë, gazetarisë si dhe për angazhimin e vazhdueshëm në afirmimin e lirisë së shprehjes dhe zhvillimit të medias së pavarur në Kosovë”.

Kjo Medalje Presidenciale, vjen si kurorëzim i nderimeve dhe çmimeve në nivel kombëtar e ndërkombëtar të këtij shkrimtari, krijimtaria e të cilit njëherazi ka afirmuar dhe vetë shtetin e Kosovës, po edhe letërsinë tonë në nivel ndërkombëtar. /Kurt Rexha/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.