DYLON

Me Medalje Presidenciale të Meritave nderohet edhe pedagogu, udhëheqësi sportiv dhe veprimtari i çështjes kombëtare Hafiz Gashi

Me Medalje Presidenciale të Meritave nderohet edhe pedagogu, udhëheqësi sportiv dhe veprimtari i çështjes kombëtare Hafiz Gashi
Avatar photo Redaksia

Ditë më parë, para se ta përmbyllte mandatin e saj pesëvjeçar, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i nderoi me Medalje Presidenciale të Meritave, disa personalitete kosovare, për kontributin e tyre në fusha përkatëse të angazhimeve, për arritjet e tyre të pamohueshme.

Në mesin e të dekoruarve ishte edhe Hafiz Gashi , i cili është dekoruar (post mortem) për kontributin e tij  të jashtëzakonshëm si pedagog, sportist, udhëheqës sportiv dhe veprimtar i çështjes kombëtare.

EkoHigjiena

“Vendimi i Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, për ta dekoruar atë me Medaljen Presidenciale të Meritave është një nder i madh për familjen tonë dhe një vlerësim i merituar për gjithë kontributin e tij të jashtëzakonshëm. Ne i jemi shumë mirënjohës për këtë vlerësim që nderon jo vetëm figurën e tij, por edhe vlerat për të cilat ai jetoi dhe punoi”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

Ja postimi i plotë i familjarëve:

Sot, zemrat tona janë të mbushura njëkohësisht me dhimbje dhe krenari të thellë, teksa kujtojmë jetën dhe veprën e më të dashurit tonë, Prof. Hafiz Gashi.

Vendimi i Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, për ta dekoruar atë me Medaljen Presidenciale të Meritave është një nder i madh për familjen tonë dhe një vlerësim i merituar për gjithë kontributin e tij të jashtëzakonshëm. Ne i jemi shumë mirënjohës për këtë vlerësim që nderon jo vetëm figurën e tij, por edhe vlerat për të cilat ai jetoi dhe punoi.

Ai nuk ishte vetëm një pedagog, sportist e udhëheqës i dalluar, por për ne dhe nxënësit e sportistët tanë, ai ishte shtylla jonë, frymëzimi ynë dhe shembulli më i lartë i përkushtimit dhe dinjitetit.

Në vitet më të vështira për vendin, ai qëndroi i palëkundur, duke i shërbyer arsimit dhe sportit edhe në rrethana të jashtëzakonshme, gjithmonë me besim se e ardhmja ndërtohet me dije, guxim dhe dashuri për atdheun.

Si familje e tij, ne ndjejmë mungesën e madhe, por edhe krenarinë e pamatshme për të. Trashëgimia e tij do të jetojë mes nesh dhe mes të gjithë atyre që ai i mësoi, i udhëhoqi dhe i frymëzoi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.