Me rastin e Ditës ndërkombëtare të Tokës, sot në Viti është shënuar kjo ditë me një aktivitet simbolik me që rast janë mbjellë lule dhe pemë dekorative në parkun e qytetit.
Duke iu drejtuar të pranishmëve, kryetari I komunës Sokol Haliti ka theksuar se mbrojtja por edhe një mjedis i pastër, është shumë i rëndësishëm për shëndetin e qytetarëve.
“Muajin e pastrimit që ka filluar tri javë më parë, sot po e përfundojmë me anë të këtij aksioni dhe me këtë rast falënderoj gjithë mekanizmat që kanë qenë të kyçur në aksionet e pastrimit si në qytet, po ashtu edhe në lokalitete. Kjo dëshmon gatishmërinë dhe përkushtimin e madh institucional por edhe qytetar, që ti kontribuojmë një ambienti të pastër, me që është shumë i dobishëm edhe për shëndetin tonë”, ka thënë kryetari Haliti.
Me shënimin e Ditës së Tokës, ka përfunduar edhe muaji i pastrimit që ka filluar më 3 prill në komunën e Vitisë.