Me mbajtjen e tryezës ka filluar sot edicioni i III-të i Festivalit Ndërkombëtarë “N’Karadak krisin Tupanat”.
I pranishëm në hapjen e festivalit ishte edhe kryetari i komunës së Vitisë, i cili iu ka uruar mirëseardhje ansambleve pjesmarrëse nga shtete të ndryshmë të botës, duke çmuar lartë kulturën dhe traditën e tyre, që përmes këngëve e valleve do ta sjellin tek ne.
Përndryshe ky festival po organizohet nga SKKOFF “Kosova” ( Seksioni Kombëtar i Kosovës për Organizimin e Festivaleve Folklorike dhe Artit Tradicional” në partneritet të ngushtë me organizatën CIOFF (Këshilli Ndërkombëtar i Organizatave të Festivaleve Folklorike dhe Arteve Popullore) që është një organizatë ndërkombëtare joqeveritare në partneritet zyrtar me UNESCO-në, ndërkaq anëtare me të drejtat e plota në këtë këshillë është edhe Kosova, saktësisht Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi” nga Vitia. /2LONLINE/