DYLON

Me majdanoz shtoni bukurinë

Avatar photo Redaksia

Jo vetëm ta konsumoni me ushqime. Mund të pastroni lëkurën me majdanoz. Bima e majdanozit është i mirë për kurim të fytyrës, posaçërisht kundër piklave në trup dhe leqeve në fytyrë, sepse është i pasur me vitaminat C dhe A, po edhe me shumë minerale.

Që të keni një fytyrë të pastër dhe të shëndetshme, duhet të përdorni tonik majdanozi të bërë në kushte shtëpie. Toniku pastron thellësisht lëkurën dhe stimulon prodhimin e kolagjenit dhe elastinit në lëkurën e fytyrës.

EkoHigjiena

Për ta përgatitur këtë përbërje, nevojiten tre lugë majdanoz të prerë imët dhe 200 ml ujë. Zieni majdanozin në ujë për rreth 15 minuta dhe pasi të ftohet përbërja, kullojeni dhe me ndihmën e pambukut, masazhoje në fytyrën tuaj në mëngjes dhe në mbrëmje.

Lëreni fytyrën më këtë përbërje për disa minuta dhe më pas pastrojeni me ujë të vakët.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.