Një studim shkencor ka zbuluar se luleshtrydhet përmbajnë elementë të cilët reduktojnë kolesterolin në gjak. Studimi në fjalë i zhvilluar nga University of Warwick, në Britaninë e Madhe ka treguar se si në brendësi të luleshtrydhes gjenden ekstrakte që aktivizojnë prodhimin në trupin tonë të një proteine të njohur si Nrf2, e njohur për vetitë antioksiduese dhe mbrojtëse.
Paul Thornalley, drejtues i studimit, shprehet se luleshtrydhet janë ndër frutat më të pasur me vitaminë C, përmbajnë pak kalori dhe nuk përmbajnë yndyrë.
Gjithashtu thuhet se nëse hahen të freskëta, luleshtrydhet kanë veti kundër tumorit, si dhe ofrojnë një dozë të madhe kalciumi.
Por mbi të gjitha luleshtrydhet kanë veti të shumta kundër plakjes, falë antioksidantëve që përmbajnë, duke kundërshtuar krijimin e radikaleve të lira.