Me lejen e kujt po vjen Vuçiqi?
(2L ONLINE) – Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovës, Jakup Krasniqi, njëherësh deputet në Kuvendin e Kosovës, ka shkruar në profili ne tij rreth vizitës së kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Kosovë duke pyetur madje se a është pyetur qeveria për ktë vizitë?!
Ja postimi i plotë i Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook:
A ËSHTË PYETUR QEVERIA PËR KETË QË SOT MEDIET PO SHKRUAJNË?
“Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq dhe disa ministra të Qeverisë së Serbisë do ta kalojnë Vitin e Ri serb në Kosovë, raporton Novosti, transmeton Indeksonline.
Sipas kësaj të përditshme, Kryeministri serb do ta vizitojë edhe Pasjanin, ku do ta hapë spitalin e ndërtuar me financim të Qeverisë së Serbisë. Po ashtu Vuçiq do të qëndrojë edhe në Shtërpcë, respektivisht në Brezovicë, ku do të vizitojë stazat e skijimit dhe hotelin e rinovuar.
“Po ashtu është planifikuar që kryeministri serb të mërkurën në Graçanicë do ta zbulojë edhe përmendoren e Mbretit Mullutin, si dhe në Manastirin e Graçanicës do të takohet me Teodosijen”, shkruan “Novosti”. (….)”
A ËSHTË PYETUR QEVERIA E KOSOVËS PËR KETË VIZITË?
Nga ajo që po njoftojnë mediet, nuk po thuhet se me lejen e kujt po vjen ky delegacion i madh zyrtar nga Beogradi në Kosovë. Gjithashtu nuk ceket as kush ia ka bërë ftesën Kryeministrit serb?! Po ashtu nuk ka asnjë prononcim zyrtar te Kryeministrit Mustafa, as Ministrit te PJ të Kosovës e për çudi as te MPM, zotit Hyseni?! Te gjithë po heshtin, pse? Apo ndoshta Vuçiqi me delegacionin e tij të madh vjen për t’i uruar qeveritarët e Kosovës për Koalicionin e madh, te “shpëtimit” të Kosovës, te formalizuar ditë më parë nga Mustafa – Thaçi, nën bekimin e Presidentës?! Gjithashtu, nga zyrtarët tanë shtetëror nuk ka ndonjë informacion, nëse zyrtarët e lartë të Kosovës do të marrin pjesë në përurimet që do t’i bëjë Vuçiqi gjithandej nëpër Kosovë?! Ndoshta në ditët në vazhdim do te kemi informacione më të plota! Inshalla “-ka shkruar Krasniqi.
