Me kos kundër diabetit
Një studim i fundit i Universitetit te Kembrixhit i botuar ne revistën Diabetologjia ka treguar se produkte qe janë derivate te qumështit na mbrojnë nga diabeti i tipi 2 qe tek te rriturit lidhet me se shumti me obesitetin dhe mbipeshën. Ne rastin e kosit madje ky rrezik ulet ne masën 28%. Por edhe nënprodukte te tjera, jo vetëm qe nuk e rrisin rrezikun, por përkundrazi, e ulin atë.
Epidemiologet e Universitetit te Kembrixhit besojnë se ky rol lidhet para se gjithash me prezencën ne te te Vitaminës K, por edhe te disa baktereve proibiotike te cilat nga ana e tyre janë ne gjendje te prodhojnë substanca te cilat gjithashtu shquhen për një efekt antidiabetik. Madje kjo hipoteze e dyte rezulton te jete me e besueshme, pasi ne rastin e Vitaminës K, disa produkte te tjera, te cilat janë gjithashtu te pasura me te, nuk shquhen për këtë veti.
Ndonëse ne te kaluarën, nen produktet e qumështit për shkak te përmbajtjes se larte te yndyrave te ngopura, konsideroheshin si te dëmshëm për shëndetin, studimi i fundit tregon se ato ne fakt fale prezencës ne to te disa elementeve ushqyes te rëndësishëm, si kalciumi, vitamina D, magnezi etj, janë shume te mire dhe te shëndetshëm për organizmin. Kështu, edhe ne qumështin e pa skremuar, sasia e yndyrës shkon deri ne 2%, dhe ne këtë rast, nëse do te pinim deri ne 300 gram ne dite, do te kishim marre deri ne 6 gram yndyra te pangopura, çka përbën një doze tre here me te vogël se sasia mesatare ditore e lejuar e yndyrave qe mund te toleroje organizmi.
