DYLON

Me kos kundër diabetit

Avatar photo Redaksia

Sipas një studimi të realizuar nga studiues të Universitetit të Harvardit, konsumi i përditshëm i kosit është lidhur me një rrezik mesatarisht 18 për qind më të ulët nga diabeti i tipit 2.

Ky është një studim që u krye në një grup prej 51.000 meshkujve dhe 238.000 femrave, nga të cilët rreth 15.000 u sëmurën nga diabeti i tipit 2.

EkoHigjiena

Studiuesit theksojnë se konsumi i produkteve të tjera të qumështit nuk ishte i lidhur me rrezikun e diabetit të tipit 2. Diabeti i tipit 2, diabet ky i pavarur nga insulina ose diabeti i të rriturve, është një çrregullim metabolik i karakterizuar me nivele të larta të glukozës në gjak në kontekstin e rezistencës së insulinës dhe mangësisë relative të insulinës.

Simptomat e zakonshme të këtij tipi diabeti janë etja e tepruar, urinimi i shpeshtë dhe uria konstante, ku obesiteti konsiderohet shkaku kryesor i diabetit të tipit 2 tek njerëzit të cilët janë të predispozuar gjenetikisht për këtë sëmundje. Diabeti i tipit 2 fillimisht trajtohet me një rritje të ushtrimeve dhe ndryshim të dietës, dhe nëse niveli i glukozës në gjak nuk ulet me këto masa, mund të nevojiten medikamente.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.